Ibrahimoviç: E ardhmja te Manchester UTD? Do të shënoj 100 gola…

13.02.2017 12:28:04

Zlatan Ibrahimovic insiston se e ardhmja e tij te Manchester United është ende për t’u vendosur, me kontratën e sulmuesit që mbyllet në fund të sezonit. Veterani suedez ka qenë në formë të mirë në sezonin e tij të parë në Premier League, duke shënuar 20 gola në të gjitha garat për “Djajtë e Kuq”. Trajneri Jose Mourinho është i prirur për ta mbajtur Ibrahimovicin edhe një vit tjetër.

Por, pavarësisht raporteve mediatike se ekziston një klauzolë në kontratën aktuale, lidhur me golat apo paraqitjen e Ibrahimovic, se mund të ketë një zgjerim automatik 12-mujor, 35-vjeçari thotë se e ardhmja e tij mbetet në ajër: “Unë kam për të shënuar 100 gola! Mundësia është e përmbushur tashmë. Por nuk ka asgjë konkrete ende. Nga ana ime? Ne do të presim dhe të shohim. Le të shohim se çfarë do të ndodhë.” Ibrahimovic e ka thënë këtë pas fitores 2-0, në shtëpi, ndaj Watford, të shtunën.