Ibrahimovic “nderon” United, Dzeko fundos “nëndetësen”!

16.02.2017 23:04:45

Manchester United ka fituar 3-0 ndaj St.Etienne në “Old Trafford”, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt 1/8-ve të finaleve të Europa League. Protagonisti kryesor i mbrëmjes ishte Zlatan Ibrahimovic, autor i të tre golave për skuadrën e drejtuar nga Jose Mourinho, e cila vazhdon garën në katër veprimtari (Kupa e Anglisë, finalja e Kupës së Ligës, Europa League dhe Premier League).
Tottenham në krizë rezultatesh edhe në Europë. Skuadra e Maurizio Pochetinos u mund në raundin e parë të sfidës së luajtur në fushën e Gent, duke rrezikuar kualifikimin për në fazën tjetër. Ishte skuadra belge që me një gol të shenuar nga Perbet në minutën e 59 që shtangu ekipin londinez që tashmë duhet të bëjë shumë kujdes në “White Heart Lane”. Nuk arriti të fitonte as Celta Vigo që është shumë pranë eliminimit pasi nuk arriti t’i bënte ballë në “Ballaidos” ukrainasve të Shakhtar Donetsk. 1-0 triumfuan miqtë që njohin vetëm fitore në këtë edicion të Europa League dhe presin të qetë ndeshjen e kthimit pasi kanë hedhur një hap të madh drejt 1/8-ave. Nuk zhgënjeu Lyon në transfertën holandeze të AZ Alkmaar. Francezët dominuan gjatë gjithë 90 minutave dhe shënuan plot 4 herë në portën e bardhekuqve që arritën të shkurtonin diferencën vetëm një herë. Sukses me shumë peshë edhe për Fiorentiën në derbin italo-gjerman kundër Borussia Mounchengladbach. Skuadra e Paulo Sousas u mjaftua me një gol të Bernardeschit në pjesën e parë për të dalë me një fitore të ngushtë nga “Borussia Park”. Derbi i Ballkanit mes Olympiacos dhe Osmanlispor zhgënjeu në pritshmëri pasi grekët dhe turqit u ndalën në një barazim pa gola, ndërsa skuadra nga Pireu e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë. Sinjale të rëndësishme japin skuadrat ruse pasi Rostov shkatërroi 4-0 Spartën e Pragës, ndërsa Krasnodar theu minimalisht 1-0 Fenerbahcen. Në Rumani, Astra Giurgiu nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Genkut, ndërsa FC Copenhagen dominoi Ludogorets 2-1 në Bullgari për të hedhur një hap të sigurt drejt fazës tjetër.