Icardi si Vieri, Inter “gdhin” në krye…

24.10.2017 23:05:07
FC Inter's Milan Skriniar (C) celebrated by his teammates after scoring the goal during the Italian Serie A soccer match FC Inter vs UC Sampdoria at the Giuseppe Meazza stadium in Milan, Italy, 24 October 2017. ANSA/MATTEO BAZZI

nter ka fituar 3-2 ndaj Sampdoria dhe gdhin i vetëm në krye të Serie A me 26 pikë, një më shumë se Napoli, që do të luajë nesër në Genoa. Zikaltërit e drejtuar nga Spalletti, kaluan në avantazh pas 18 minutash lojë, me golin e shënuar nga mbrojtësi Skrinar, që mposhti portierin Puggioni, gjatë një goditje nga këndi. Kur u mbush gjysmë ore lojë, kapiteni Mauri Icardi realizoi golin e dytë, me një goditje të bukur fluturimthi. Pjesa e dytë, nisi ashtu si mbaroi me para, me Inter dominues që shënon…

Mauro Icardi realizoi edhe golin e tretë për zikaltërit, duke u ngjitur në kuotën e 11 golave, pas 10 ndeshjeve të para të Serie A, dy më pak se Cirro Immobile, golashënuesi më i mirë i kampionatit italian. Christian Vieri kishte qenë sulmuesi i fundit që shënoi 10 ose më shumë gola me Inter, në katër sezone radhazi. Më pas Inter u përgjum dhe miqtë përfituan. Kawnoski shënoi golin e parë për Sampdoria, e cila i futi frikën vendasve duke shënuar edhe golin e dytë me Quagliarela, pesë minuta para fundit, por nuk arriti të prishë festën e kryesuesve të rinj në Itali.