ICC/Humb Reali, Tottenhami mposht Milanin, Barça bie ndaj Romës

01.08.2018 11:48:28

Reali i Madridit e nis me humbje International Champions Cup. Në takimin e parë nën drejtimin e Julen Lopeteguit “Los Blancos” u mposhën 2-1 nga Manchester United, që “buzëqesh” në njëfarë mënyrë pas dy disfata radhazi me Dortmundin dhe Liverpoolin.

Në “Hard Rock Stadium” të Miamit ekipi spanjoll e nisi sfidën me shumë emra të rij, ku vetëm Bale dhe Benzema përfaqësonin “peshat e rënda”.

Alexis Sanxhez realizoi golin e parë të sfidës që në minutën e 18-të, i shërbyer nga Darmian, për të ardhur më pas te goli i Herreras në të 27-ën.

Në kohën shtesë të pjesës së parë shkurtoi në 2-1 diferencën Karim Benzema, me rezultatin që mbeti i pandryshuar gjatë pjesës së dytë. Lopetegui kreu plot 11 ndërrime gjatë 45 minutave të dyta, ndërsa Mpourinho u mjaftua me vetëm tri lëvizjë në formacion.

Sfida e dytë e madhe e ICC ishte ajo mes Tottenhamit dhe Milanit, e zhvilluar në “U.S. Bank Stadium” të Minneapolisit e që përfundoi me fitoren minimale të skuadrës londineze. Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi N’koudou në fillimin të pjesës së dytë.

Emocionet e International Champions Cup vijuan me Barcelona-Roma në “AT&T Stadium” të Arlingtonit, që përfundoi me fitoren 2-4 të verdhekuqve të Di Francescos. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, teksa për “blaugranat” shënoi që në minutën e 5-të Rafinha, ndërsa El Sharaawy ktheu baraspeshën në rezultat në të 35-ën.

Në pjesën e dytë Barça kaloi sërish në epërsi me blerjen me të re Malcom, por Roma shënoi 3 gola të njëpasnjëshëm brenda 8 minutave lojë me Florenzin, Cristanten dhe Perottin me 11-metërsh, duke ftuar në fund 2-4.