Identifikohen 3 viktimat që u mbytën në Zvërnec të Vlorës

16.07.2017 10:30:51

Disa orë pas ngjarjes së rëndë,  ku u mbytën në det 3 persona, Policia e Vlorës  ka identifikuar emrat e viktimave. Ata janë Policia identifikon trupat e pajetë: Manuela Maraj, 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë; Xhoana Cani, 25 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Beniamin Ferati, 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni. Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit.

Tre persona janë mbytur në Vlorë, në zonën e Zvërnecit, pranë gjirit të Portonovës.  Sipas të dhënave, viktimat janë 2 femra dhe 1 mashkull. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe pritet të zbardhen në orët në vazhdim.

Paraprakisht thuhet se mashkulli është futur në det për të nxjerrë dy vajzat, por nuk ka mundur që të dalë i gjallë prej andej, kjo për shkak të dallgëve të mëdha të detit. Sot në Vlorë numri i të mbytur në det shkon në katër persona. Më herët një 14-vjeçar humbi jetën pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur. Po punon për identitetet e tyre të plota. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethamave të ngjarjes.