Idilë fëmijërie/ Vargje nga Shukrije Gashi

27.12.2020 12:55:36
Idilë fëmijërie
(26 dhjetor, 2020)
Gjyshi i gjatë e i drejt si lisi
sykaltër e gjelbër me mafesin e kuq
burrë i pashëm i thonin t’ gjithë
që e njohën nga paria e qjytetit
vishej me elgancë me trendin e kohës
e donte jetën dhe t’bukurën kërkonte
kudo
as gratë ishin inferiore teksa kalonte
rrugës me kalldërmë gadi çdo ditë
prapa perdeve pikaseshin silueta
zonjash kurreshtare plot hire
nga dyqanet vështrime admirimi
burrash për namin e Tij liberal e dijen
politike
dhe pak gjelozi tekajnoze e
inferioriteti thyente panoramën
arkaike t’ lagjes zanatçinjësh me namë
idilën e rrugës me kalldërmë
fëmijërinë time më t’ dashtun
çupën me kaçurrela t’ verdha
ulur shkujdesur para
dugajes drugdhendjeje t’familjes
Gjyshi ndjesë pastë kurrë nuk fali
urrejtje i donte buzëqeshjet e dlira
dhe u gëzohej dëshirave t’ fëmijëve
satirën e lehtë n’ humor me shije
e kishte n’ maje të gjuhës
përdorte fjalë që rrallkush ua dinte
kuptimin “osht filimon ai bir thiu”
“e hjeshëme osht ajo dosë…!
Ishte mik me t’madhin dijetar
At Shtjefen Gjeçovin
abetaren e parë e mori prej Tij
“kombi n’ vend t’ parë…”thoshte
me pak buzëqeshje elegante
e shumë urti krenie për dukjen
e dijen librale
e donte t’ bukurën dhe jetën
plot gaz e hire trendi allafranga
n’ Evropën gjysëm mondane
nuk i pëlqeninin thashë e thënat
dhe as burrat e zhurmshëm e grindavec
gruan e donte më shumë se Perendinë
“osht Zoja e shpisë e kryet e familjes…”
n’ meshlize i bënte vend n’krye
t’ oxhakut asaj
Eh gjyshi sa shumë dashni m’fali
e kurrë foli me urrejtje për as ke
një breme mall me lotë për te
ma nxorri andrra e mëngjesit sot
ç’ogur i mirë kujtimi për gjyshin…