IKJA MË E RËNDË ËSHTË IKJA NGA VETVETJA!

02.04.2019 22:22:06

Nga: Ahmet Asani

Asgje nuk ndodh brenda nate, por çdo procesi i duhet kohë! Për papunësine dhe ikjen qe po ndodh tani, njohesit e proceseve shoqërore e kanë ditur qe kjo do te ndodh qysh para 20 vitesh! Procesi negativ i ikjes eshte rezultat i politikave dhe politikaneve te gabueshem te cilet mjerisht populli ne Kosove e Maqedoni i ka votuar me dorë t’vet. Pa hyrë ne historikun 20 vjeçar te krimeve te ndryshme qe kanë ndodhur ne shtetet e trojet tona, them se koha eshte qe pushteti t’u ipet intelektualëve demokrat të deshmuar kombëtarisht, e jo te majtëve me idelogji sllavokomuniste! Është fakt që qendrat e internacionales komuniste Moskë, Beograd e Tiranë viteve 80-ta u nderlidhen ne çeshtjen tone kombetare per t’na demtuar! Por fat eshte qe ato vite patem nje shtresë intelektualësh që ndikuan që proceset e nisura mprapsht kah lindja te ketheheshin marë kah perendimi! U çliruam nga zgjedha serbe fal orientimit properëndimor te intelegjencisë kombëtare ne krye me liderin nacionaldemokrat Ibrahim Rugoven, qe orientuan popullin kah perendimi e Amerika. Po t’mos t’kishte ndodhur kjo, sot Kosova do t’ishte nen Serbi dhe ne Kosove do t’i kishim edhe 1 milion kolonë serb! Mirëpo nga v.1999 e këndej, asnje qeveri nuk arriti te krijojë kushte per thithje te investimeve te huaja e as te investimeve te diaspores. Asnje Qeveri nuk e pat besimin te krijoje FONDE INVESTIMI (Investment Fonds) ne bashkepunim me Diasporen nga qe kurre nuk dha askush pergjigje per fondet e luftes. Askush deri sot nuk arriti ti spjegoj popullit si u bene kaq shume milionerë me rroga mujore 500-1000 euro/muaj?! E gjetur ne shtete t’pa perspektivë, ne kete kohe interneti ku gënjeshtra, padituria e fodulluku jane t’pa durueshëm, rinia vendosi ta leshoj vendin! Ajo qe ndodhi ne Shqiperi ne v. 1991, me vite eshte duke ndodhur ne Kosove e Maqedoni. Ne Shqiperi populli i raskapitur e i gerrditur nga grushti i komunizmit Enveristê e leshoi vendin! Ne Kosove e Maqedoni populli dhe rinia per 20 vite te rraskapitur nga grushtat e kurthat e Enveristëve dhe Rankoviqistëve, vendosi te ik dhe po ik nga atdheu i vet! Çdo proces e ka fundin e vet, edhe procesi i mashtrimeve dhe krimeve eshte ne fund. Per 20 vite liri pushtetaret e sollen atdheun deri n’ate gjendje, sa qe rinia të ik nga vendi i vet. Ne nje ligjeratë timen per “Fondin e Qendrave Kulturore Shqiptare ne Zvicer” e kam nje fjali ku them: IKJA ME E RËNDË ESHTE IKJA NGA VETVETJA! Ikja nga Serbia ishte e dhimshme por u shpagua me liri, por kjo ikje tani eshte e kobshme nga qe eshte ikje nga vetvetja! E vetmja rruge per ta shpetuar t’ardhmen tone, eshte marrja e pushtetit nga intelektualë demokrat e properēndimorë qe dine dhe duan te punojne per të tashmen dhe t’ardhnen e kombit!