Ilir Meta dhe Gramoz Ruçi “mbyllen” 30 minuta në Presidencë, pas largimit të Ramës

02.12.2019 12:09:18

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Për 30 minutash Meta dhe Ruçi qëndruan në zyrë, për të diskutuar mbi situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Mirëpo, në fokus të takimit të Metës dhe Ruçit nuk ka qenë vetëm situata e lidhur me tërmetin por edhe situata politike në vend.

Më herët nga Presidenca u largua kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë, ndërsa Ruçi ka qëndruar për të biseduar siç duket më privatisht me Metën.