Ilir Meta i ka ofruar vota Edi Ramës që ta mbajë Qeverinë

04.08.2016 22:01:42

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë,  Ilir Meta ka zbuluar një detaj mjaft interesant nga ditët e tensionuara brenda mazhorancës.

Në studion e AbcNews, Meta tha se në një nga këto ditë i kishte thënë kryeministrit Rama se nëse është problem kush do të ketë qeverinë ai mund t’i jepte disa vota dhe të mbetej kryeministër.

“I kam thënë Ramës, t’i jap 2-3 vota dhe mund të bësh 71 për të mbajtur qeverinë. Njëlloj siç i kam thënë edhe para një viti që nëse nuk i pëlqen koalicioni me LSI-në mund të bënte koalicion me PD-në nëse dëshironte dhe LSI mund të rrinte në opozitë”– tha Meta.

Meta i referohet krizës së koalicionit gjatë skandalit të aferës CEZ  kur deklaroi në një dalje publike se “shumë shpejt mund të dëgjoni një koalicion Rama-Basha dhe një opozitë Meta-Meta”.