Ilir Meta, konferencë urgjente për shtyp; çfarë pritet të deklarojë

13.11.2019 16:59:08

Zhvillimet e fundit me tentativat e forta për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese kanë kryqëzuar edhe politikën në qëndrimet e saj. E fundit mes Presidentit që tentoi ngrirjen e Kushtetueses dhe më pas vendimmarrja e Kuvendit për të votuar dy anëtare për në këtë Gjykatë.

Por, pavarësisht qëndrimeve të deklaruara deri më tani, Kreu i shtetit Ilir Meta ka njoftuar se në orën 20.00 do të jetë në një konferencë shtypi me gazetarët, ku pritet të bëjë publike qëndrimet e tij për Gjykatën Kushtetuese.

Në njoftimin që është dërguar për mediat nga zyra e shtypit e Presidentit shtohet edhe elementi se kreu i shtetit është i hapur për çdo pyetje, çka do të thotë se nuk do të jetë thjesht një deklaratë shtypi.

Debati për Kushtetuesen lindi nga vendimi i Kuvendit për të emëruar dy anëtaret e reja të Gjykatës Kushtetuese, sipas listës së propozuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe nga ana tjetër tentativat e Metës për emrin e Marsdisa Xhaferllarit si njëra prej anëtarëve të mundshme.