Ilir Meta shkon në zonat e përmbytura: Qytetarët duan shërbime! Po vuajnë për ujë të pijshëm dhe ushqime

11.01.2021 16:59:33

Presidenti Ilir Meta ka vizituar ditën e sotme Njësinë Administrative Sukth, e cila është përmbytur nga reshjet e ditëve të fundit.

Meta e ka cilësuar të papranueshëm faktin që familjet e izoluara prej ditësh tashmë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe të rezervave ushqimore.

“I papranueshëm është fakti se këto familje po vuajnë prej ditësh mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ushqimore, për shkak se asnjë autoritet shtetëror nuk i ka paralajmëruar në kohë për të marrë masat e nevojshme.

Problematikë ka edhe në sigurimin e ushqimit për kafshët, duke vënë në rrezik dhjetëra krerë bagëti, burim i vetëm i të ardhurave të tyre”, shkruan Presidenti.