Ilir Meta: Të gjitha partitë të bashkohen kundër trafiqeve dhe drogës

27.10.2017 11:45:52

Presidenti i vendit, Ilir Meta u pyet nga gazetarët në lidhje çështjen më të ndjeshme këto ditë; imunitetin e deputetit Saimir Tahiri.

“Nuk kam asnjë koment për çështjen e heqjes së imunitetit, por të gjitha forcat politike dhe të gjitha institucionet e drejtësisë duhet të bashkohen në luftën kundër trafiqeve dhe kundër drogës, në përpjekjen për sundimin e ligjit”, tha ai.

Më herët, Presidenti mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Forcimi i vendimeve në Gjykatë”, ku ngriti problematikën e mosekzekutimit të vendimeve gjyqësore.

Për këtë, Presidenti kërkoi që Kuvendi të tregohet i kujdesshëm në ndërhyrjen në paketën ligjore për përmbaruesit, që bën pjesë tek profesionet e lira.