Imami dhe asistenti i tij qëllohen për vdekje në New York

14.08.2016 23:39:08

Një klerik mysliman dhe asistenti i tij janë qëlluar për vdekje nga një person i armatosur, teksa po ecnin përgjatë rrugës Queens në New York, transmeton Klan Kosova.

Personi i armatosur u ishte afruar atyre nga prapa dhe i kishte qëlluar në kokë, tha një zëdhënës i policisë.

Megjithatë, Policia ka thënë se nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me këtë krim.

Imami Maulama Akonjee ishte zhvendosur në qytetin e Bangladeshit dy vjet më parë.