Imami nga Peja jep shembull, viziton familjen katolike për Krishtlindje

25.12.2018 23:36:27

Populli shqiptar shpesh përmendet për tolerancën ndër-fetare, dhe kjo del në pah edhe gjatë festës së Krishtlindjes.

Për festën e Krishtlindjeve, një imam nga fshati Jabllanicë e Madhe e komunës së Pejës, kishte vendosur të vizitojë një familje të krishtere dhe t’i bashkangjitet në këtë festë të rëndësishme fetare për besimtarët e krishterë.

Imami Sadri Zekaj, i cili është imam i njohur në trevën e Podgurit, me rastin e kësaj feste fetare, ishte për vizitë në familjën Halilaj në Bardhaniq të Deçanit.

Në shenjë të respektit për besimtarët katolikë dhe për festën e tyre, imami gjeti kohë që t’i bashkangjitej kësaj familje katolike në gëzimin e tyre.