Imazhe të Ulkonjës së Zezë në Kamenicë – specia rrezikon të zhduket

02.09.2020 11:10:03

Fotografi, Arian Mavriqi, gjatë ditës së djeshme ka kapur disa imazhe të bukura nga qyteti i Kamenicës.

Ai, ka fotografuar një ulkonjë të zezë, specie kjo e rrezikuar për zhdukje në vendin tonë.

“Fotografitë që po i shihni i realizova sot (dje) gjatë një rutine në kërkim të fotografive nga ‘Bota e Egër’ sa ishim bashkë me shokun Besnik Jakupi në Komunën e Kamenicës (lokacionin e saktë e mbajmë të fshehtë shkaku i gjahtarëve) dhe momentin që e pamë ishim të mahnitur nga pamja shumë e bukur dhe shikimi kureshtar që bëri në drejtim tonin”, ka shkruar ai në postimin e tij.

“Për fat të keq kjo specie kërkohet për tu vrarë dhe për vendin tonë do ishte humbje e madhe nëse nuk mbrohet me ligj! Shpresojmë në vetëdijesimin e shoqërisë që te ruhen këto pasuri tonat sepse një bukuri të tillë në vendet tjera munden vetëm ta ëndërrojnë”.