Imazhet satelitore nga hapësira tregojnë rreth 80 vatra të fuqishme zjarri në bregun lindor të Australisë

09.11.2019 16:13:41

Zjarret e fuqishme që kanë përfshirë pjesën lindore të Australisë, mund të shihen edhe nga hapësira.

Deri natën e mbrëmshme, ishin rreth 80 vatra zjarresh që vazhdonin të digjeshin, 36 prej të cilave me intensitet të lartë, derisa katër ishin në nivelin më të lartë të emergjencës.

Si pasojë e zjarreve tre persona kanë vdekur, derisa shumë të tjerë janë të zhdukur, ndërsa janë djegur  afro 150 shtëpi.

Shtëpi të djegura ka edhe në Queensland, ku është shpallur gjendje emergjente për 38 qeveri lokale, përgjatë këtij shteti.

Meteorologu Dakota Smith, që shërben në një agjenci hapësinore, ka realizuar imazhet nga hapësira, që tregojnë zjarret dhe tymin që ka përfshirë zonat bregdetare.

Janë më se 1,300 zjarrfikës që po përpiqet të shuajnë flakët, ndërsa gjendja konsiderohet si ‘më se serioze’, ndërsa nxehtësia dhe thatësia, ka bërë që të parashikohet se kjo nuk është më e keqja që ka ndodhur deri më tani.