Imer Mushkolaj: Pretendimet që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar janë të papranueshme

14.12.2017 23:33:51

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se pretendimet që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar janë të papranueshme.

“Këto linçimet kanë ardhur kryesisht në rrjetet sociale në vend që të diskutohen në forume të partisë. Ka ndodhur ai incidenti në Viber dhe kjo pastaj zbuloi shumë gjëra në VV”, ka thënë Mushkolaj.

Ai ka theksuar se edhe dje edhe sot janë parë rreshtime të njerëzve qoftë në njërin krahë qoftë në tjetrin përmes rrjeteve sociale.