Imri Ahmeti bashkë me dy kandidat për deputet nga Lipjani Naser Osmani dhe Prof. Vehbi Imeri, kërkuan përkrahjen e Magurës për LDK-në

09.06.2017 00:41:11

Magurja vazhdon me entuziazmin e tubimit qëndrorë të Lipjanit
Kryetari Imri Ahmeti bashkë me dy kandidat për deputet nga Lipjani Naser Osmani dhe Prof. Vehbi Imeri, kërkuan përkrahjen e Magurës që LDK të dal fituese në këto zgjedhje.
“Magurja lehtë mund të vendos se ku duhet të votoj me 11 qershor, vetëm duhet të shikojë investimet kapitale që po vazhdojnë me ndodhë në këtë lokacion. Sistemi ynë qeverisës në nivel lokal është sistem qeverisës i LDK-së në përgjithësi prandaj Magurja sikurse i gjithë Lipjani, me 11 qershor duhet të vendos për koalicionin LDK-AKR-Alternativa për kryeministrin në ardhje Prof.Dr. Avdullah Hoti dhe dy kandidatët tonë për deputet Naser Osmani dhe Vehbi Imerin” theksoj kryetari Ahmeti.
Tubimin e përshëndeti edhe Besa Zogaj Gashi
Bashkë të vendosur për Kosovën që duam.

Zyra për Informim
LDK – Lipjan
08.06.2017