Incident gjatë homazheve të “21 janarit”: Rama je antishqiptar!

21.01.2019 13:58:18

Në homazhet e zhvilluara për nder të viktimave të 21 janarit është regjistruar një incident me kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se një person ka hedhur thirrje kundër Ramës dhe ka tentuar t’i afrohet. Qytetari ka bërtitur: “Rama je antishqiptar”

Ai është ndalur nga Garda e Republikës dhe më pas është shoqëruar nga Policia në Komisariat.