Incident i rëndë në trekufirin Mali i Zi-Serbi-Kosovë, forcat serbe plagosin një të ri nga Rozhaja

16.11.2016 20:35:31

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka njoftuar se hetimi i tanishëm për këtë incident në të cilin është plagosur i riu me iniciale F.M. nga fshati Jabllanicë i Rozhajës, tregon se ky operacion është zhvilluar për të kapur kontrabandistët ku mori pjesë edhe policia kufitare.

I plagosuri është operuar dhe është jashtë rrezikut për jetë, raportojnë mediat malazeze.

Incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 20:00 në fshatin Stup, pranë kufirit serbo-malazez, jo shumë larg trekufirit Mali i Zi-Kosovë-Serb.

Sipas të dhënave jozyrtare nga policia e Malit të Zi, kolegët e tyre serbë kishin hyrë në territorin e Malit të Zi për të kërkuar të dyshuarit.

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi njoftoi se të dielën rreth 20 orë është raportuar se një i mituri u plagos në fshatin Stup, i cili ndodhet në afërsi të kufirit me Serbinë.

Tani zyrtarët policor të Malit të Zi dhe të Serbisë janë në kontakt për të kryer hetimin mbi këtë ngjarje.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një makinë “Nissan” në pjese e prapme kishte mallra tekstili dhe çizme gome. /Lajmi.net/