Incident në rrugën Prrenjas-Librazhd, makina merr flakë në ecje (Video)

23.04.2017 15:13:55

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd ku një automjet në lëvizje është përfshirë nga flakët.

“Mjeti me targa TR 3430 K në pronësi të një firme drejtuar nga shtetasi H.Rr me banim në Tiranë ka marrë flakë në ecje e sipër”, shkruan policia.

Shkak i përfshirjes nga flakët i mjetit dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike, shkruajnë mediat shqiptare.

Njoftimi i policisë

Elbasani–Policia-Njoftohemi se sot më datë 23.04.2017 mjeti me targa TR 3430 K në pronësi të një firme drejtuar nga shtetasi H.Rr me banim në Tiranë ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin rrugor Prrenjas – Librazhd. Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike e mjetit. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.