Incidenti me avionin në Dubai, piloti paralajmëroi ulje emergjente

03.08.2016 16:33:40

Pasagjerët të cilët u evakuuan nga avioni i kompanisë ajrore Emirates thonë se një minutë para goditjes së avionit në tokë piloti paralajmëroi se është e domosdoshme që të kryhet ulje emergjente.

Mediat indiane theksuan se pasagjerët e avionit kanë thënë se piloti u është drejtuar atyre teksa iu afruan Dubait se është paraqitur problem me mekanizmin për aterim dhe se duhet të kryhet ulje emergjente.

Pasagjerët treguan se ekuipazhi i kabinës hapi të gjitha daljet për raste emergjente në avion dhe të gjithë 300 pasagjerët dhe anëtaret e ekuipazhit u evakuuan në afat prej disa minutash pas aterimit.

Këto informacione i publikuan mediat indiane që gjenden në shtetin indian Kerala në të cilin qytet Thiruvananthapuram avioni fluturoi për Dubai.

Qindra mijëra banorë të Kerala-s punojnë në vendet e Gjirit Persik.