INDEPENDENT: Njëzet e pesë vjet Maastricht – Çka ndodhi me ëndrrën Evropiane?

07.02.2017 19:35:28

Në prag të votimit Brexit, një nga termet më të kërkuara në google ishte “ Çfarë është BE-ja?”. Do të ishte mirë të fillonim me traktatin e Maastricht, i cili feston 25 vjetorin me një program një vjeçar në qytetin holandez. Edhe pse ka mundësi për tu festuar edhe në Bruksel ose Berlin.

Nëse pyet njerëzit për Maastricht, shumica e tyre nuk do të dinë ekzistencën e tij. Qyteti universitarë holandez u bë sfond i këtij legjistlacioni historik. Traktati u nënshkrua në shkurt të vitit 1992 dhe hyri në fuqi më 1 nëntor 1993. Megjithatë, rëndësia themelore e këtij traktati nuk mund të jetë e ekzagjëruar. Ratifikimi i saj krijoi Bashkimin Evropian dhe çoi në futjen e euros. Maastricht projektoi srkitekturën e BE-së.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 48 për qind e lëvizjes luftoi për të kuptuar reagimin kundër BE-së. Për shumë prej tyre,  BE-ja përfaqëson qytetërimin modern. Ata e shohin BE-në si ëndrrën e puntorëve liberal për të drejtat e punëtorëve, mbrojtjes së qytetarëve, sigurimeve shëndetësore dhe të sigurisë.

Gjatë fushatës së referendumit kjo është përfshirë në një video satirike ku luante aktori Patric Stewart. Me titullin Çfar ka bërë Konventa Evropane për të Drejtat e njeriut për ne? Videoja vuri në dukje se përgjigjia përfshin të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të lirë nga tortura.

Akoma disa njerëz ngatërrojnë BE-në me projektin origjinal të pas luftës, i cili është i bazar në konceptet e paqes, harmonisë dhe drejtësisë sociale. Në prag të luftës së dytë botërore dhe holokaustit, projekti evropian kishte përcaktuar ndërtimin e një kontitnenti të bashkuar. Qëllimi ishte për të siguuar se tmerre të tilla nuk do të përsëriten kurrë. Këshilli origjinal i Evropës është themeluar në vitin 1949. Pjesa më e famshme e tij është Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila zbaton Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Ajo është gjithashtu përgjrgjëse për statusin social dhe mbrojtjen e të drejtave sociale.

Shpresat e larta për të ardhmen e Evropës kanë qenë gjerësisht të përhapura deri kohëve të fundit. Në prag të nisjes së drekës së euros, ministri i financave të Gjermanisë, Oskar Lafontaine foli poetikisht për “ vizionin e një Evrope të bashkuar, e cila do të arrihet përmes konvergjencës graduale të standardeve të jetesës, thellimin e demokracisë, dhe lulëzimin e një kulture të vërtetë evropiane”.

Ne kemi qenë të transportuar vite drite nga ky vizion utopik. Pas disa viteve të kursimit, kriza e eurozonës ka eskaluar në një katastrofë sociale. E gjitha duke iu referuar vendeve të punës, pagave, rritjes ekonomike dhe jetës së mallkuar. Aktualisht ka gati 21 milion të papunë në BE.

Prej ku gjithçka po shkon keq?

Maastricht mishëroi kalimin nga një model social demokratik në një model neoliberal. Modeli social demokratik fokusohej në mirëqenien e përgjithshme të popullsisë nëpërmjet punësimit të plotë dhe parimet e rishpërndarjes së tatimeve dhe të mirëqenies. Përderisa neoliberalizmi ka parë papunësi, të ardhura dhe taksa biznesi të ulëta , dhe prerje të mirqenies. Në përputhje me modelin liberal, Maastricht ka aplikuar kontrollin monetarist të inflamacionit. Maastricht ka imponuar kufizime në shpenzimet publike qeveritare. Kjo është diktuar përmes kufijve në borxhin e qeverisë dhe të deficitit, si një pjesë e produktit të brendshëm bruto (PBB).

Nuk është rastësi që qeveria e John Major ratifikoi Maastricht dhe futi i niciativën private të financave (PFI). Të dya janë të lidhua ngushtë. Pasi shpenzimet publike u cunguan, qeveritë u kthyen në sektorin financiar për investime private të infrastrukturës. Një nga pasojat është që të ardhurat publike janë riinvestuar, ndërsa fitimet private derdhen në det të hapur.

PFI erdhi me lobimit intensiv të qeverisë nga ana e qytetit të Londrës. Ajo i përket kategorisë së partneritetit publik-privat të ëndërruar nga qyteti i Londrës. Në fakt, partneritetet publike-private janë menduar gjithmonë si eksport globale.

Rezultati ka qenë një ndihmë e madhe për qytetin, veçanërisht bankave të mëdha. Megjithatë, ende tendosja në shërbimet publike është duke marrë numrin e saj. Borxhi i UK PFI tani qëndron në më shumë se 300bn£ për projekte me një kosto fillestare kapitale prej 55bn£. Për të vën këtë në perspektivë, borxhi është rreth katër herë më i madh se deficiti buxhetor i përdorur për të justifikuar masat shtrënguese.

Kriteret e Maastricht ishin të destinuara për të lehtësuar konvergjencën drejt euros the përtej kësaj bashkim gjithnjë e më të ngushtë. Në mënyrë që të kualifikohen për monedhën euro, si Greqia dhe Italia u kthye në serën e Goldman Sachs, JP morgan dhe bankat e tjera. Bankat i këshilluan ata për të maskuar borxhet duke përdorur derivatet. Në kthim, Greqia la si hipotekë aeroportet dhe autostradat në atë që New York Times e përshkroi si “shitje garazhi”. Këto instrumente janë emëruar nga figurat mitologjike greke. Pra Aeolos (zot mitologjik i erës) mundësoi që Greqia të fsheh borxhet në këmbim për tarifat e ardhshme të uljeve në aeroportet e saj. Përderisa Ariande “gëlltiste” llotari të ardhurash. Si e dimë të gjith ne, rezultatet ishin katastrofike. Greqia përfundoi në grep për 300 $bn, shumica e saj pë bankat.

Logjika e tillë është duke u luajtur akoma me krizën e kursimit në Greqi. Trojka e komisionit Evropian, Banka Qendrore Evropiane (ECB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (IFM) ka zëvendësuar në mënyrë efektive sovranitetin kombëtar. Trojka ka shpëtuar Greqinë me fondet ndihmëse gjatë politikave të imponuara shtrënguese. Kjo siguron që ekonomia është e uritur për investime, dhe se rritja stagnon. Kështu borgji si përqindje e GDP-së vazhdon të rritë kërkesën për lirim me kusht, i cili vetëm përkeqëson problemin.

SI mund të jetë të menduarit mbrapa kësaj logjike vetë-shkatërruese? Pra, për fillim, fondet vijnë me vargjet strukturoretë imponuara për një përshtatje me axhendën neo-liberale. Asetet shtetërore greke janë të hapura dhe të privatizuara. Përderisa shkurtimet masive dëmtojnë shërbimet publike, pagat dhe pensionet. Programe të ngjashme me të IMF-së janë përdorur në jug për dekada të tëra. Uk kursimi është gjithashtu i krahasueshëm me recetat për përshtatje strukturore t aplikuara në Greqi. Bazau në supozime të tilla, është e diskutueshme nëse Britania do të ishte lejuar për të krijuar NHS-në dhe shtetin social për shkak të borxheve të saj të pasluftës.

Përderisa udhëheqja e BE-së është e shqetësuar, Greqia duhet të bëhet shembull e cila do të ishte ndjekur nga Italia, Spanja dhe Portugalia. Prandaj masat shtrënguese përjetësohen, ndërsa qytetarët grek vujnë me papunësi masive, varfëri, kolaps të shërbimeve publike dhe një emergjencë shëndetësore.

Jo vetëm që periferia e Evropës është zhytur në rënie sociale, por ka pasur edhe reduktim të llogaridhënies demokratike.

Trojka ka lëshuar në mënyrë rutinore memorandume për tu vulosur nga parlamentet kombëtare në Porugali, Irlandë, Qipro dhe Greqi. Edhe kur Greqia kishte zgjedhur një qeveri kundër shtrëngimeve në Syriza, mandati i tij ishte injoruar nga financat globale. Greqia hodhi poshtë kushtet për lirimin me kusht në një referendum në vitin 2015. Pavarësisht gjithë kësaj, Trojka dhe kreditorët detyruan Syrizan të pranoj kushte edhe më të ashpra. Filozofi Slavoj Zizek e përshkruan këtë drejtim udhëtimi si “ një Evropë me vlera aziatike”, të cilën ai e cilëson si “tendenca e kapitalizimit bashkëkohor për të pezulluar demokracinë”.

“Greqia nuk është një përjashtim. Është një nga arsyet kryesore të testimit për një model të ri socio ekonomik të aplikimit potencialisht të pakufizuar. Duke e shpëtuar Greqinë nga të ashtuquajturit shpëtimtarë të saj, ne gjithashtu shpëtuam vetë Evropën”, ka shkruar ai në vitin 2012.

Negociatat për marrëveshjen e tregtisë BE-SHBA, të njohur si Tregëtia Transatlantike dhe Partneriteti i Investimeve (TTIP) janë bërë emblematike e dështimeve në procesin demokratik. Negociatat janë zhvilluara me dyer të mbyllura. TTIP synon të hap shërbimet publike për liberalizimin e tregtisë dhe harmonizimin. Me fjalë të tjera, shërbimet publike ka të ngjarë të bëhen të hapura deri në sipërmarrje të korporatave.

Zgjidhja e mosmarrëveshjeve investitorë-shtet (ISDS) ka shkaktuar një zhurmë në mënyrë të veqantë. Kjo do të lehtësonte korporatat të padisin qeverinë në qoftë se politikat e tyre dëmtojnë ose pritet të dëmtojnë fitimet. Precidentë nga marrëveshje të ngjashme kanë parë qindra investitorë të huaj të padisin më shumë se gjysmën e vendeve të botës ndaj politikave të ndërmarra në interes së publikut. Në fakt ISDS vepron si një pengesë kundër politikave që dëmtojnë interesat e korporatave. Në Britani NHS në veçanti ka qenë në fokus të aktivistëve. TTIP në mënyrë efektive do të bllokoj privatizimin e NHS.

Marrëveshja e tregtisë mes EU dhe Kanadës sapo është nënshkruar. Drejtimi i udhëtimit për Evropën e shekullit të 21 tani duhet të konsistojë në marrëveshjet tregtare globale dhe konsolidimin e hegjemonisë së BE-së. Kjo ka të ngjarë të pranoj më tej sovranitetin kombëtar dhe fuqizimin e korporatave në kurriz të njerëzve të zakonshëm.

Pimco – një prej foneve më të mëdha në botë të investimeve ka paralajmëruar për reagim kundër elitave të globalizmit. Ai rekomandon që masa populiste duhet të zbatohet për të trajtuar pabarazinë. Çfarë forme do të marrin masa të tilla? A do të jenë proteksioniste me pengesa të tregtisë dhe migrimit apo dë të jenë social demokrate me një theks mbi rishpërndarjen e pasurisë?

Negociatat e Brexit si duket do ta vendosin tonin. Theresa May thotë se “Brexit do të thotë Brexit”. Tani që flasim është një Brexit i qetë, i cili mund të ktheht në një ekuilibër duke u goditur në mes të qasjes në tregun e vetëm dhe kufizimet në lëvizjen e lirë. Megjithatë, do të përgaditet BE për të akomoduar një marrëveshje të tillë nga frika se do të vendosë një precident për vendet e tjera: Ose a mund BE të përballoj mos aritjen e një marrëveshje të tillë?

Pyetja është nëse restaurimi i projektit evropian për drejtësi sociale muns të arrihet – një Evropë që punon për qytetarët e saj dhe jo në interes të elitës. Koha po mbaron. Nëse logjika e papërmbajtshme e ekonomisë neoliberale vazhdon të dështoj, atëherë perspektivat janë të zymta. Kjo ka shumë të ngjarë të çojë në shpërbërje të BE-së. Në këtë rast, Maastricht nuk do të festojë përvjetorë të tjerë./INDEPENDENT/ përktheu fokusi.org/