Indi, 8 të vdekur gjatë shpërthimit në një termocentral

01.11.2017 15:26:17

Në termocentralin në Uttar Pradesh shpërtheu gypi për ujë të ngrohtë dhe se, sipas të dhënave paraprake, kanë humbur jetën tetë persona

Së paku tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 100 të tjerë janë plagosur gjatë fatkeqësisë që ndodhi në një termocentral në veri të Indisë.

Mediat lokale theksojnë se në termocentralin në Uttar Pradesh shpërtheu gypi për ujë të ngrohtë dhe se, sipas të dhënave paraprake, kanë humbur jetën tetë persona.Në mesin e të plagosurve ka edhe prej atyre që kanë marrë lëndime të rënda trupore, prandaj numri i të vdekurve mund të rritet.