Infektohet me Covid-19 mjeku që u takua me Putin, ja çfarë bën lideri rus

01.04.2020 07:38:37

Mjeku kryesor i spitalit më të madh të Moskës që po trajton pacientët me koronavirus tha se ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Njoftimi i Denis Protsenkos vjen një javë pas takimit të tij me Presidentin Vladimir Putin.

Presidenti rus Vladimir Putin vizitoi spitalin Kommunarka një javë më parë, ku u takua me mjekun Protsenko. Mjeku tha se ndihej mirë dhe është vetëizoluar në zyrën e tij.

Nuk ka ende asnjë koment nga Kremlini nëse zoti Putin është testuar për koronavirusin pas njoftimit të Dr. Protsenkos.

Presidenti Putin, i veshur me kostum, shihej duke shtrënguar duart me Dr. Protsenkon, duke shkaktuar reagime në mediat sociale për neglizhencën e tij ndaj masave të distancimit social.

Më vonë atë ditë zoti Putin u pa me veshje mbrojtëse dhe një maskë gjatë vizitës në disa dhomave me pacientë të infektuar me koronavirus.