Infermieri që u ther me thikë në QKUK është jashtë rrezikut për jetë

27.09.2020 12:41:48

Një infermier në QKUK është therur me thikë gjatë ditës se djeshme. Gjendja shëndetësore e tij është stabile.

Siç njofton PK në raportin 24 orësh, sipas mjekeve të QKUK-së, viktima është në tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“QKUK, Prishtinë 26.09.2020 – 14:05. Është raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, është therë me thikë viktima mashkull kosovar (infermier). Viktima është në tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë sipas mjekëve të QKUK-së. I dyshuari pas kryerjes së veprës penale është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe është duke u kërkuar nga policia”, thuhet në raport.

Ndërkohë, lajmi.net gjatë ditës se djeshme ka raportuar se i dyshuari për kryerjen e këtij akti, është personi i cili në dhjetor të vitit që lamë pas kishte kryer një plagosje. Ndonëse ishte arrestuar e më pas dërguar në paraburgim, Gjykata e kishte liruar të dyshuarin për t’u mbrojtur në liri.