Informatat e fundit: dy të vdekurit në aksidentin e aeroplanit janë nga komuna e Malishevës

06.09.2016 23:38:55

Burime nga MPJ i kanë thënë Telegrafit se që nga momenti i fatkeqësisë, Ambasada e Kosovës në Shkup ka qenë në kontakt me autoritetet policore në Maqedoni.

Në këtë drejtim është bërë e ditur se Ambasada e Kosovës në Shkup është informuar se kanë që rreth 4 aeroplanë të vegjël komercial të nisur nga Italia për në Kosovë, por për shkak të motit të keq njëri prej tyre me 6 anëtarë në bord është rrëzuar.

Prej 6 të vdekurve, dy janë shtetas të Kosovës, V. Begaj dhe F. Begaj, biznesmenë nga Malisheva që jetojnë dhe veprojnë në Itali.

Të dy kosovarët e vdekur, së bashku me afaristët italianë kanë pasur destinacion Kosovën ku nesër do të hapnin Qendrën Aeronautike të Kosovës, një investim të madh në komunën e Istogut