Iniesta: Dua të përfundoj karrierën te Barça

28.12.2016 22:02:34

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka folur për të ardhmen e tij dhe ka thënë se nuk mendon largimin.

Spanjolli dëshiron të luajë edhe për shumë vite futboll, por vetëm te klubi katalunas.

“Shpresoj të përfundoj karrierën te Barcelona”, ka thënë Iniesta.

“Kam planifikuar të qëndroj në Camp Nou edhe për një kohë të gjatë, shpresoj të luaj edhe për shumë vite. Me ekipin katalunas, natyrisht”, ka shtuar për fund ylli spanjoll.

32-vjeçari këtë sezon nuk ka shënuar ende gol në La Liga, por ka asistuar tre herë.