Insitutit Sizmologjik i Kosovës kërkon që të mos krijohet panik nga...

Insitutit Sizmologjik i Kosovës kërkon që të mos krijohet panik nga tërmetet e fuqishme

26.11.2019 11:53:38

Drejtori i Insitutit Sizmologjik të Kosovës si dhe udhëheqësi i Sektorit të Gjeofizikës dhe Gjeologjisë Inxhinierike në Shërbimin Gjeologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, kërkon që të mos krijohet panik nga tërmetet e fuqishme që goditën Shqioërinë mëngjesin e sotëm, të cilat u ndien edhe në Kosovë. Mustafa ka thënë se tërmetet e fuqishme si këto të sotmet në Shqipëri natyrshën ndjehen deri në 400 kilometra përreth epiqendrës, dhe në këtë rast, prekin edhe Kosovën. Megjithatë, ai thekson se moment

Tërmete të ngjashme, ai thotë se mund të priten përsëri, por me pasgoditje të intensitetit më të ulët. Gjithsesi, Mustafa kërkon vëmendje, pasi që pasgoditjet e vogla, shpesh mund të jenë ato që shkaktojnë vdekje.

“Tërmetet mund të ketë gjithmonë, por me pasgoditje, me intensitet më të ulët. Edhe pasgoditjet janë të rrezikshme sepse në një objekt që ka çarje, një pasgoditje mund të jetë shumë e rrezikshme”, thekson ai.

Sipas Mustafës, shqetësim i madh në rajonin tonë është risku sizmik në ndërtesat dhe objektet banuese, të cilat zakonisht përjashtojnë perimetrin sizmik, që është shumë i rëndësishëm, e në këto raste edhe determinuese për jetën e qytetarëve.

“Sa i përket riskut sizmik, për atë duhet të flasin zyrtarët që janë të autorizuar , zyrtarët të cilët menaxhojnë me ndërtesa, zyrtarët që i inspektojnë ndërtesat. Ata duhet ta japin një raport se sa është përfshirë parametri sizmik në ato ndërtime, sepse për rrezikun e këtij lloji nuk dihet. Qytetarët nuk e dinë se në çfarë ndërtesa apo objektesh jetojnë, sa është e përballueshme ndaj një tërmeti”, tha Mustafa.

Si pasojë e tërmeteve të vazhdueshme në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në Shqipëri, të paktën 7 persona kanë humbur jetën, mes tyre edhe një vajzë 10-vjeçare.