Instituti i Trajnimeve për Zhvillim (TDI) në RIT Kosova (A.U.K) fillon implementimin e projektit të ri ‘YouthCareer IT Pathway-YCIP’

26.03.2018 17:37:10

Projekti zgjatë 23 muaj dhe financohet nga: ‘Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë’, financuar nga Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është trajnimi i 200 të rinjve të papunë ose të nën punësuar, nga regjioni i Prishtinës, Ferizajt dhe Pejës, të moshës 18-29 vjeç, me arsim para universitar, me qëllim të aftësimit me shkathtësi të buta dhe teknike ( zhvillimi i Web& Mobile dhe teknik të IT-së).

Ky trajnimi do të rrisë mundësitë që të rinjtë të marrin pjesë në tregun e punës: në vend, duke lehtësuar tranzicionin e tyre përmes punës praktike dhe në tregun ndërkombëtar përmes punës në internet.

Territori i synuar/shtrirja gjeografike:Fokusi kryesor është në regjionin e Prishtinës, Ferizajt dhe Pejës, mirëpo të rinjtë nga regjionet e tjera që dëshirojnë dhe kualifikohen të marrin pjese në trajnime në tri regjionet e caktuara nuk do të refuzohen. 100 kandidatë do të përzgjidhen për rajonin e Prishtinës, 50Pejë dhe 50 Ferizaj.

Kandidatet do të mbajnë 200 orë trajnimi; 100h zhvillim i aftësive të buta teknik dhe 100h aftësim profesionale/teknike, mentorim, vendosje praktike në tregun e brendshëm ose arritje në internet në ekonominë globale dhe certifikim.

Rezultatet e pritura: Përmes ndërtimit të kapaciteteve njerëzore të 200 të rinjve të trajnuar do të zhvillohen dy lloje: shkathtësitë të transferueshme(aftësi të buta) që janë të zbatueshme në të gjitha disiplinat siç janë aftësitë në gjuhën angleze, aftësitë e komunikimit, aftësia për të punuar në ekipe, aftësitë e të menduarit kritik, aftësia për të zgjidhur problemet dhe aftësinë për të aplikuar një punë (shkrim CV, intervistë, oferta në punë online, etj); dhe shkathtësitë teknike të lidhura me TIK, duke u fokusuar në punët më të kërkuara, siç janë punimet në zhvillimin e web-faqeve dhe aplikacioneve mobile dhe teknik i IT-së.

Apliko tani në:http://auk.org/tdi/ycip-project/

Afati i aplikimit është i hapur nga 26.03.2018 deri më 20.04.2018

Sesionet informuesepër këtë projekt do të mbahen në:

Pejë

Qendra Rinore

28 Mars 2018

10:00-11:00

Ferizaj

Kuvendi Komunal

29 Mars 2018

10:00-11:00

Prishtinë

Kuvendi Komunal

30 Mars 2018

10:00-11:00