Inter mposht Fiorentinën 4-2, ndalet Napoli

29.11.2016 11:52:26

Ndeshja e cila mbylli javën e 14 të Serie A rezervoi plot 6 gola mes Interit dhe Fiorentinës, me bilancin që anoi minimalisht për vendasit në një 90 minutësh emocionues.

Pjesë e parë totalisht në favor të zikaltërve që në minutën e 19 e panë veten në avantazh të trefishtë. Brozovic, Candreva dhe Icardi ishin autorët e rrjetave të bukura për Interin që marshoi drejt një festivali golash, por vuri në diskutim fitoren.

Kalinic ngushtoi diferencën para se skuadrat të shkonin në pushim, ndërsa në fraksionin pasardhës, Fiorentina e çoi ndeshjen në 4-2. Një finish fantastik i Josip Ilicic arriti të kalojë të gjithë zonën e Interit dhe portierin vendas, duke shtuar presionin deri në fund. Por vendasit mbijetuan deri në fërshëllimën e fundit, madje shënuan në koëhn shtesë me kapitenin Icardi, duke marrë 3 pikë që parakalojnë pikërisht Fiorentinën.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të Serie A të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, Napoli është ndaluar sërish, këtë herë nga Sassuolo, në një barazim 1-1.

Elseid Hysaj mungoi në këtë ndeshje për shkak të një dëmtimi dhe vendin e tij e zuri Christian Maggio.

Napoli zhvilloi një pjesë të parë të mirë dhe arriti të gjejë golin në fundin e pjesës së parë me anë të Insigne-s, por Sassuolo gjeti golin e barazimit 8 minuta para fundit të ndeshjes me Defrel, duke marrë një pikë në fushën e Napolit.