Interi për turp, e mposht 5-4 Fiorentina

22.04.2017 22:54:07
VERONA, ITALY - JANUARY 21: Herrea Cristian Tello of ACF Fiorentina celebratrs after scoring his opening goal during the Serie A match between AC ChievoVerona and ACF Fiorentina at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on January 21, 2017 in Verona, Italy. (Photo by Dino Panato/Getty Images)

Fundsezoni i zi për Interin që pësoi një tjetër humbje këtë herë 5-4 me Fiorentinën duke lëshuar sërish epërsinë e krijuar por mbi të gjitha duke shfaqur probleme serioze në lojë, aq sa në pesë ndeshjet e fundit ka pësuar plot 13 gola. Mbrëmja e “Artemio Franchit” megjithatë ishte spektakolare, pavarësisht probleme të Interit me një ndeshje që dhuroi ploty 9 gola, 3 prej të cilëve i realizoi pikërisht Icardi, që arriti kuotën e 25 golave në Serinë A, sezoni i tij më i mirë në karrierë. Ndeshja e mirë kuptohet që në fillim dhe goli i shpejtë i Fiorentinës me Vecinon krijoi përshtypjen e një përballje që do të ishte spektakolare. Interi pati meritën që u përgjigj para fundit të pjesës së parë me golat e Perisicit dhe Icardit.

Gjithsesi në momentin që kaloi përpara Interit ju shfaqën problemet e javëve të fundit, me një lojë të pasigurtë që solli dhe një 11-metërsh në favor të Fiorentinës, të cilin Handanovic e neutralizoi. Edhe ky moment nuk arriti dot të evitonte një pjesë të dytë katastrofike të zikaltërve, me Astorin që në të 63-tën vuri sërish gjithcka në barazpeshë.

Vecino 1 minutë më pas shënoi dhe golin e 3-2 ndërsa Babacar pati mundësinë t’i gëzohej dhe ai një dygolëshi përpara se Icardi të fillonte gjithashtu shfaqjen personale me dy gola personalë që bënë më pak të hidhur humbjen e Interit me rezultatin 4-5 dhe pse zikaltërit në minutat shtesë ju afruan dhe dy herë të tjera golit të barazimit. Atalanta vazhdoi formën e jashtëzakonshme teksa mundi 3-2 në shtëpi Bolognën, në një ndeshje gjithashtu shumë dëfryese. Bergamaskët krijuan një epërsi të shpejtë me golat e Conti dhe Freuler por Bologna arriti të cojë ndeshjen sërish në barazpeshë falë finalizimeve të Destros dhe Di Francescos. Gjithsesi 3 pikët në fund i morën vendasit, që shënuan në të 75-tën me Caldaran, që afrojnë shumë ekipin e Berishës me Europa League sidomos pas humbjes së Interit. /supersport.al/