International Champions Cup / Bayern përmbys PSG-në (Video)

21.07.2018 19:25:09

Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain kanë dhuruar spektakël në turneun veror të INternatinal Champions Cup, ku bavarezët fituan me përmbysje 3-1.

Klubi gjerman është më përpara me përgatitjet, dhe këtë e ka vërtetuar edhe në fushën e lojës.

Niko Kovac kishte zgjedhur një formacion me shumicën e titullarëve me eksperiencë të madhe, ndërsa homologu i tij Tuchel ka luajtur me lojtarë të rinj, përveç Buffon. Ishin parisienët ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Timothy Ëeah, i biri i legjendës së AC Milan George Weah.

Por pas pushimit Bayern përmbysi gjithçka me golat e Martinez, Sanches dhe Zirkzee pranë fundit. Goli i Sanches do të ketë kënaqur drejtuesit dhe stafin teknik bavarez, ndërsa e gjithë bota sot është prezantuar me djalin e talentuar të Weah.