Interpretimi i këngës “Hallelujah” nga vajza me autizëm që ka mahnitur të gjithë! (Video)

22.12.2016 12:55:41

Një video ku një vajzë 10-vjeçare nga Irlanda e Veriut është shpërndarë me të madhe, ku ajo shihet duke kënduar një variacion të këngës “Hallelujah” të Leonard Cohen.

Kaylee Rodgers, nga Donaghadee, County Down, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi ka autizëm dhe ADHD, dhe filloi të këndonte, si mënyrë për të ndërtuar besimin e saj.

Videoja në fjalë ku ajo shihet duke kënduar së bashku me korin e shkollës ka arritur të ketë mijëra e mijëra shikime nga njerëz në mbarë botën.

Videoja fillimisht u publikua nga prindi Nichola Martin, e cila ishte krenare për djalin e saj Blake, i cili gjithashtu mori pjesë në kor.

Kaylee u ka thënë medieve se ajo ishte e ngazëllyer për faktin se kishte kënduar, por se ajo ishte “e mrekulluar” që videoja ka marrë aq shumë vëmendje.

E Colin Millar, mësuese kujdestar në shkollën e vajzës ka thënë: “Për një fëmijë që kishte vështirësi në të komunikuarit, nuk mund të lexonte si duhet – që të qëndrojë në skenë dhe të performojë para një audience, është vërtetë diçka e mrekullueshme”.