Intervista në “Jeta në Kosovë”: Hashim Thaçi bëri autogola të rëndë

21.10.2016 00:07:40

Nga Rexhep Kastrati

Hashim Thaçi në një intervistë në emisonin “Jeta në Kosovë”, ka zhveshur petkun e presidentit dhe ka folur si dikur. Por me këtë rast bëri disa autogola, të cilat nuk do t’i bënte as ndonjë politikan fillestar.

Autogoli i parë është se ai tregoi se ende të me pikë në zemër se përse iu rrëzua qeveria më 2014, edhe pse i di arsyet se përse ka ndodhë kjo. Dhe arsyeja e parë duhet të kërkohet te deklarata e ambasadores së atëhershme të SHBA-ve në Prishtinë e bërë në dhjetor 2013 për kujdesin që të mos krijohet “Republika Srpska” në Kosovë. Dhe duket se një spiun francez, nuk ka si të mos ketë hatërmbetje për rrëzimin e qeverisë së tij. Këtë hatërmbetje, hashim Thaçi është munduar ta mbulojë me sigurinë se i kishte bindur kuvendarët e komuniteteve pakicë që ta votojnë shndërrimin e FSK në FA-së, por ja që rrëzimi i qeverisë e paska penguar. Hashim Thaçi duhet të japë shpjegime se si i ka bindur kuvendarët serbë të japin votat për ushtrinë e Kosovës, nëse vërtet i ka bindur? Çka u ka premtuar atyre: më shumë antena: kompetenca ekzekutive për Asociacionin, apo çka? Këto pyetje duan përgjigje, sepse serbët japin votat ose kur u premtohet shumë, ose kur kanë zor të madh. Premtimet ka mundur t’i bëjë si kryeministër, por zorin mund t’ia japin vetëm SHBA-të nëpërmjet Beograsdit. Dhe nëse serbët do të kishin zor nga SHBA, atëherë administrata amerikane do e kish mbajtur më këmbë qeverinë e Hashim Thaçit derisa ish kryer ky proces. Prandaj, mbetet që Hashim Thaçi u ka premtuar diçka të madhe që ata të japin votat.

Autogoli i dytë është autogoli me 200 mijë vedne të punës. Me këtë autogol, ai tregoi se vazhdon të mbetet një gënjeshtar siç ka qenë vazhdimisht. Është kështu, se hashim Thaçi jo se nuk foli fare si president, as si kryeministër, por foli thjesht si kryetar i PDK-së. Po të kish folur si president, do të duhej të refuzonte të përgjigjej në këtë çështje, e jo që të rrente se po ta kish drejtuar Qeverinë ai dhe PDK, do të ishin hapur ato vende. Po të kishte folur si kryeministër, do të duhej të kujtohej se fliste si ish-kryeministër në dy mandate, dhe jo që nuk kishte hapur vende pune, por e kish ngritur kapjen e shtetit në nivel të sistemit qeverisës. Gjithë ato skandale, gjithë ato probleme dhe gjithë ajo faqja e zezë që kishte ndodhur gjatë dy madateve të tij qeverisëse, kanë lënë pasoja të rënda për vendin, të cilat Qeveria aktuale po mundohet t’i eliminojë. Por Hashim Thaçi ka folur thjesht si një kryetar i PDK-së në kushtet e të qenit opozitë. Hashim Thaçi e di se Qeveria aktuale është Qeveri koalicioni dhe ende nuk e ka kryer gjysmën e mandatit dhe e ka ndryshuar pozitivisht gjendjen. Tash buxheti është ligj dhe nuk mund të ndryshohet sa herë t’i teket qoftë edhe kryeministrit. Rritja e pagave bëhet në bazë të do rregullave të bredshme të zhvillimit ekonomik, e jo në bazë të politikave populiste të një individi. Në fakt, gjatë këtyre një vit e gjysëm, vendi në fakt po qeveriset, edhe pse përfaqësojnë periudhën më të vështirë që ka pasur ndonjë Qeveri ndonjë herë . Të kujtojmë se gjytë dy mandateve qeverisëse të tij, Hashim Thaçi qoftë edhe një ditë nuk e ka pasur problematike. Sa i përket koalicionit, Hashim Thaçi e di se është koalicion i zorit, dhe i krijuar me kushte dhe rrethana tepër të rënda për vendin. Në fakt, hashim Thaçi e di se kryeministri Mustafa ka pasur konsensusin edhe ndërkombëtar për kryeministër, dhe marrëveshja e koalicionit  ka qenë çështje e përcaktuar.

Autogoli i tretë që del nga dy të parët, pra edhe si një lloj konkluzioni është se hashim Thaçi konfirmoi atë që e kam thënë vazhdimisht se PDK nuk po mund ta durojë akademik Isa Mustafën kryeministër të vendit dhe LDK-në drejtuese të Qeverisë, prandaj edhe është bashkëpërgjegjëse për rrëmujat e krijuara gjatë vitit të kaluar dhe gjatë muajve të parë të këtij viti. Një nga arsyet mund të jetë edhe pikërisht fakti se para serbëve dhe para francezëve mund të ketë marr detyrime të mëdha, e të cilat do t’i mbulonte me votën e serbëve për transformimin e FSK-së në FA. Në këtë mënyrë, Hashim Thaçi ka zbardhur edhe arsyet se përse pasi është zgjehdur president, pushuan protestat dhe nuk pati më dhunë dhe forma agresive të bllokimit të institucioneve.

Përveç këtyre, duhet thënë se Hashim Thaçi foli edhe përtej arsyeve për të cilat është zgjedhur president: 1 të garantojë stabilotetin qeverisës të vendit; 2. të mos pengojë çkapjen e shtetit; 3. të bashkëpunojë plotësisht me Gjykatën speciale. Punë tjetër nuk ka, sepse edhe ashtu kompetencat e presidentit nuk janë tjera përveçse cermoniale. Ndërkaq, arsyeja se përse po e bën këtë, mund të mos kenë të bëjnë me qeverisjen e vendit, sa mund të kenë të bëjnë me situatën në parti. Audiopërgjimet që janë bërë publike, me gjasë me nxitjen e Kadri Veselit, sikur kanë krijuar përshtypjen se ky i fundit po godet njerëzit e Hashimit, me çak po synon të marrë në kontroll partinë dhe ta zvogëlojë ndikimin e tij në PDK.

Se mund të jetë kjo arsyeja, mund të kuptohet edhe nga pyetja në fund të emisonit drejtuar njërës nga Xharrët, Jetës: pse nuk thua edhe pas 10 viteve? Dhe kjo pyetje e Hashim Thaçit erdhi edhe si përgjigje ndaj pyetjes së gazetares: a do të jesh në këtë studio edhe pas gjashtë muajsh?, pyetje që më shumë sesa për praninë e hahsim Thaçit në një intervistë pas gjashtë muajsh, mund të ketë të bëjë me faktin se a do të jetë në cilësinë e presidentit edhe pas gjashtë muajsh, apo dë të ndodhë të jetë njëri nga ata me të cilët do të merret Gjykata speciale. Hashim Thaçi, e shprehu sigurinë edhe për të qenë në studio jo vetëm pas gjashtë muajsh, por edhe pas 10 vitesh, por edhe për t’iu përgjigjur pretendimeve të Gjykatës speciale. Në fakt kjo puna e 10 viteve, sikur ka ndryshuar qëndrimin e tij se mëtonte edhe një mandat presidenti dhe do të tërhiqej, si dhe nuk do të kthehej më në PDK. Ndërkaq, deklaroi edhe votën e tij që tash, duke thënë se dihet se kujt ia jap votën.

Gjithsesi mbetet të shihet se si do të sillet në vazhdim Hashim Thaçi, por si do që të jetë, ai ia ka faturuar vetes përgjegjësinë për destabilizim eventual të situatës, si dhe për ndërskambca ndaj qeverisjes së vendit.