Intervistë/ Ardian Gjini: Qeveria Kurti me probleme serioze – AAK opozitë e fortë

23.11.2019 21:18:55

Kryetari i Komunës së Gjakovës dhe nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka folur në një intervistë për lajmi.net për komunën që udhëheq, partinë e tij dhe zgjedhjet nacionale.

Gjini është shprehur se në mandatin e tij gati dy vjeçar deri më tani në Gjakovë është dyfishuar vëllimi i punës dhe janë rritur investimet kapitale dhe se vëllimi i prokurorimit është rritur 500 për qind, shkruan lajmi.net.

Gjini ka numëruar disa nga sukseset e tij në udhëheqjen me Komunën e Gjakovës dhe ka përmendur edhe projekte të cilat janë nisur në Komunën e Gjakovës.

I pari i Gjakovës është shprehur se do të mburret me përfundim të infrastrukturës rrugore në Komunë dhe e sheh si kërkesën primare të qytetarëve të Gjakovës.

Gjini ka përmendur se ka vendosur barazi në standardet minimale në të gjitha shkollat e Gjakovës, ku ka shpalosur edhe planet e tjera për Komunën e Gjakovës.

Ai më tutje ka shpalosur nëse synon të jetë edhe për një mandat tjetër kryetar i Gjakovës duke përmendur nevojat e ndryshme të qytetarëve të komunës që udhëheq.

Cili është versioni se pse nuk është ndërtuar stadiumi i Gjakovës ka treguar vet Gjini, duke treguar hapat të cilët do t’i marrë në realizimin e këtij projekti.

Gjini ka folur edhe rreth kallëzimit penal që ka vendosur ish-kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari ndaj komunës së Gjakovës.

Pse AAK dhe PDK nuk qeverisin ende së bashku në komunën e Gjakovës ka treguar vet kryetari Ardian Gjini duke treguar nëse kjo ka lidhje me qeverisjen qëndrore.

Gjini ka folur edhe rreth zgjedhjeve nacionale dhe rezultatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në këto zgjedhje duke shpjeguar se pse të gjithë deputetët e kësaj partie vijnë nga rrafshi i Dukagjinit.

Çfarë thotë Gjini për heqjen dorë nga posti i deputetit të Ramush Haradinajt, autostradën e Dukagjinit dhe qeverinë e re mund ta ndiqni në intervistën e plotë më poshtë: