Inzaghi: Mundëm Interin, ekipin më në formë të Evropës

Inzaghi: Mundëm Interin, ekipin më në formë të Evropës

01.02.2017 10:12:18

Goditje e madhe e Lazio në “San Siro”. Kryeqytetasit mundën Interin dhe u kualifikuan në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Një sukses mbresëlënës, që lartësohet edhe nga trajneri Simone Inzaghi. “Inzaghino”, në konferencën pas ndeshjes, ka “kredituar” bardhekaltrit e tij: “Ne kemi luajtur kundër një ekipi me personalitet, që ishte më në top-formë në Europë. E vetmja keqardhje është se në minutën e 70-të duhej të ishim 3-4 gola përpara… Unë isha optimist, zhvilluam një lojë të pabesueshme. Kemi fituar me meritë, Handanoviç ka bërë disa ndërhyrje të mëdha.”Në raundin e ardhshëm të Kupës së Italisë, Lazio mund të ballafaqohet me Romën, në një derbi elektrizues: “Do të ishte interesante, – pranon Inzaghi. – Ne e dimë se çfarë do të thotë ky derbi për qytetin tone. Sidoqoftë, tani do të mendojmë për ndeshjen e radhës në kampionat.”