Irlandë, vritet gazetarja 29-vjeçarja Lyra McKee . IRA merr përsipër sulmin

19.04.2019 09:44:01

Një gazetare është vrarë me armë zjarri në një qytet të Republikës së Irlandës. Policia e cilësoi ngjarjen si ngjarje terroriste. 29-vjeçarja Lyra McKee u vra, pas trazirave të shkaktuara si pasojë e kërkimeve policore në zonën Creggan të Derryt gjatë natës së të enjtes. Ndaj patrullave policore që lëviznin me Land Rover janë hedhur bomba molotov.

Zv.shefi i policisë, Mark Hamilton thotë se pas kësaj ngjarjeje, për të cilën detektivët kanë nisur hetimet për vrasje, “me gjasë ka dorë grupi paraushtarak New IRA”.

Dhuna nisi fuqishëm pasi policia bastisi disa shtëpi në zonat Mulroy Park dhe Galliagh. “Republikanë disidentë të dhunshëm kanë planifikuar sulme në këtë qytet, ndaj ne ishim duke kryer një operacion kontrolli në Creggan”, tha zyrtari i policisë, Hamilton.