Ironizim/ Një Çmim Nobël për Thaçin, për sjellje gjarpërisht!

05.05.2019 20:48:05

Nga Fatmir Bajraj

 

– Një atu (adut) të humbur, plotëson & zëvendëson sa qel e mshel sytë me një tjetër !

– Për refleks, zhdërvjellësi dhe akrobacione politike,

– Aftësinë natyrale të lajthitjës n’sy dhe pa u skuqur”

Edhe nese s’ka, dhe dihet që s’ka çmim të tillë, le t’krijohet e sajohet një i tillë, pra le të formohet nga Akademia e ndarjës së çmimit Nobel në Oslloa për cmimin Nobël, edhe një çmim ekskluziv, për njerëz ekskluziv dhe aftësi të veqanta reagimi në kapjën n’kohë të asaj që t’nxjerrë me ftyrë, pra t’a lenë “erzin” n’vend!

Hashim Thaqi, presidenti “ynë” me aftësi të jashtzakonshme në nuhatjën dhe reagimin efektiv e n’kohë, menjëherë pas deshtimit të idesë serbe për copëtimin e Kosovës, por n’duartë e Tij në Berlin me 29 prill 2019, i’u kthye taksës…!

Presidenti Thaqi, pa fije turpi dhe pa u skuqur n’fytyrë të cilën se kishte dhe s’di a kishta patur ndonjëherë, në konferencën e parë para gazetarëve të cilën e kerkoj vetë, u ngut për të deklaruar për mbajtjën e taksës me Serbinë e B.& H. !

Ky tha Presidenti, ka qenë qendrimi im i pa lekundur e konstant që nga vënja e takses nga Enver Hoxhaj e Kadri Veseli ; njëherë 10, 50, pastaj edhe 100 %, pra duke nxjerrë jashtë loje Kryeministrin Hardinaj dhe Qeverinë e drejtuar prej Kryeministrit Haradinaj, dhe qendrimin konstant të Tij për taksën !

Nese të gjitha biejnë poshtë, atëherë le t’provohet me “zgjuarsinë” e tij të mashtrimit e vënjës n’lajthitje n’pikë të ditës për taksën e cila i atribohet Enverit & Kadrisë !

Pra, edhe një atu e fuqishme deri të çmimi Nobel për Thaqin ; “Për mashtrim spektakolar dhe fshehje e shtrëmbërim të vertetës”…!

– Çmimi Nobel nuk ndahet vetëm për paqë, por edhe për aftësi e dhunti të jashtzakonshme, çfarë posedon Presidenti I Kosovës, Hashim Thaqi ! Uroi që Presidenti i Kosovës z.Hashim Thaqi të mos refuzoj marrjën e çmimit Nobel sikur Le Duc Tho & Jean-Paul Sartre. Shëmbujtë e “padenjë”, s’duhet t’i merr si model, Presidenti Thaqi…!