Isa Mustafa: Dënimet nga PZAP-i po përngjajnë më shumë në një plaçkitje të partive politike

24.10.2017 13:11:52

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas dënimit me 3.300 euro nga PZAP.

Mustafa është dënuar për siç ka vlerësuar PAZP se ka përfshirë fëmjët në fushatë. Por kryetari i LDK-së ka thënë se fëmijët kanë shprehur dëshirën për tu fotografuar me të dhe se nuk ka mundur t’ua prish qefin.

Ai me anë të një postimi në facebook ka thënë se këto dënime po përngjanë më shumë në një plaçkitje të partive politike.

“Po lexoj se PZAP, më paska dënuar me 3,300 euro, siç thonë ata “për përfshirje të fëmijëve në fushatë”. Fëmijët që janë fotografuar me mua janë të fshatit Skortobishte, të cilët janë ofruar dhe kanë shprehur dëshirë të fotografohen”.

“Për mua është më me vlerë të mos ia prishi qejfin një fëmiu, sesa ti përmbahem një kodi anakronik. Dënimet janë për të shërbyer si mjet edukativ. Ndërkaq këto dënime po përngjajnë më shume në një plaçkitje të partive politike!”, ka shkruar Mustafa