Isa Mustafa e Lutfi Haziri bëjnë homazhe te shtatorja e Idriz...

Isa Mustafa e Lutfi Haziri bëjnë homazhe te shtatorja e Idriz Seferit

01.12.2017 21:00:20

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë bërë nderime te shtatorja e Idriz Seferit.

Pas homazheve te shtatorja e heroit të Kombit Idriz Seferi, Mustafa ka thënë se gjithmonë është pak ajo qka bëjmë ne, kur dihen rrethanat në të cilat kanë vepruar heronjtë dhe dëshmorët e kombit në përgjithësi.

“Vepra e Idriz Seferit dhe vendosmëria e tij për ti bërë bashk të gjitha trojet shqiptare ishte angazhimi konkret i tij dhe i shumë luftëtarëve të tij. Ishte ai ideal që vazhdoi edhe për shumë vite dhe nëpër shumë vuajtje e sakrifica, në shumë kryengritje e shumë protesta, deri te lufta e fundit për liri. Gjithashtu në takimin me kryetarin Haziri, e kemi siguruar që Grupi i Deputetëve të LDK-së në Kuvendin e Kosovës njëzëri do të jenë në mbështetje të zhvillimit të vendit dhe ofrimin e alternativave më të mira për zhvillim duke përfshir kështu edhe angazhimin konkret për Regjionin e Gjilanit”, ka thënë mes tjerash Isa Mustafa.

Mustafa dhe Haziri më pastaj kanë mbajtur takim pune për mundësine e mbështetjes së Gjilanit dhe Komunave të këtij regjioni edhe përmes inicviativave dhe zërit qytetarë nga deputetët në Parlamentin e Republikës së Kosovës./