Isa Mustafa: Fitorja – respekt i qytetarëve që duhet të kthehet me punë e përgjegjësi!

24.10.2017 11:17:43

Kryetari i  LDK-së, Isa Mustafa i ka dhënë fund euforisë së njerëzve, edhe politikë, për fitoren në zgjedhjet e 22 tetorit.

Në një postim në facebook, z. Mustafa fitoren e LDK-së e sheh si respekt i qytetarëvr që duhet të kthehet me punë dhe me përgjegjësi.

Ky është postimi i plotë i z. Mustafa:

LDK nuk fitoi në këto zgjedhje nga lavdërimi dhe as për tu lavdëruar. Respekti i qytetarëve kthehet me punë dhe me përgjegjësi. Prandaj çdo fitore e shton peshën  e përgjegjësisë ndaj vendit dhe ndaj çdo njeriu.