Isa Mustafa, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me veriun e Kosovës

13.01.2019 16:49:00

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me veriun e Kosovës.

Kreu i Lidhjes Demokrarike të Kosovës z. Isa Mustafa ka pytur institucionet përgjegjëse të vendit, Presidentin, Kuvendin, Qeverinë, institucionet e drejtësisë: a po ushtrohet sovraniteti shtetëror në komunat Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, në një sipërfaqe prej 1005 km katror, (jo hektar) të cilat përbëjnë 10% të territorit të Kosovës?”

Mustafa: pyet institucionet përgjegjëse të vendit, Presidentin, Kuvendin, Qeverinë, institucionet e drejtësisë, çka po ndodhë me veriun e vendit!

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Isa Mustafa ka shtruar disa pyetje rreth veriut të vendit, duke thënë se arsyetimi se kryetarët e këtyre komunave iu janë drejtuar institucioneve të Kosovës me Kosovë e Metohi , nuk justifikon heshtjen e Qeverisë dhe ministrisë përgjegjëse.

Sipas z.Mustafa në të kundërtën, ata do të duhej të shkarkohen për faktin se nuk po e pranojnë Republikën e Kosovës, në të cilën kanë konkurruar për kryetarë të komunave.