Isa Mustafa kërkon mbeshtetje për liberalizimin e vizave nga vendet e BE-së

Isa Mustafa kërkon mbeshtetje për liberalizimin e vizave nga vendet e BE-së

06.05.2020 15:19:40

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka marrë pjesë në videokonferencën e organizuar nga Partitë Popullore Evropiane, në kuadër të Samitit të Zagrebit.

Mustafa në këtë takim ka diskutuar për prespektivat e Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe sfidat me të cilat po përballemi në veçanti me pandeminë Covid-19.

Kreu i LDK-së kërkoi mbështetjen e të gjitha vendeve për liberalizimin e vizave.

“Po ashtu, kryetari Mustafa diskutoj për objektivat e Qeverisë së LDK-së, përfshirë trajtimin e situatës së post pandemisë, rimëkëmbjen ekonomike, forcimin e ligjit, luftimin e korrupsionit dhe objektivat tjera kyçe që do të ndikojnë në zhvillimin e Kosovës”- njofton Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mustafa theksoi që dialogu Kosovë – Serbi do të jetë në fokus, që synon të ketë njohjen reciproke.

Ai gjithashtu falënderoi BE-në për përkrahjen e deritanishme në të gjitha proceset.

Në Samitin e EPP-së, marrin pjesë liderët institucional dhe të opozitës të 27 vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor.