Isa Mustafa: LDK strumbullar i aktualiteteve dhe halë në sy të atyre që u mbetet merak të vendosin për të!

24.05.2017 11:39:44

Kryetari i LDK-së dhe kryeministër i Kosovës, isa Mustafa ka reaguar ndaj përfoljeve dhe thashethemeve lidhur me listën e saj dhe të koalicionit për kuvendarë, si dhe për renditjen e kandidatëve në listë.

Në një postim në facebook, z. Mustafa e quan LDK-në strumbullar i aktualiteteve, dhe halë në sy të atyre që u mbetet merak të vendosin për LDK-në. Dhe kostaton se LDK është gjithnjë një hap përpara, më e demokratizuar, më e hapur, e pakorruptuar e aftë të qeverisë vendin.

“LDK manovra.. LDK e shtyri në listë….LDK e nxori nga lista.. LDK e LDK gjithnjë në trend. E… LDK vendos vet! Shihet qartë se LDK është strumbullari i aktualiteteve, por edhe halë në sy e atyre që u mbetet merak të vendosin për LDK-në.
LDK është gjithnjë një hap përpara! Më e demokratizuar, më e hapur, e pakorruptuar e aftë të qeverisë me vendin. Pikë!” – thuhet në postimin e z. Mustafa