Isa Mustafa :Ministrat e LDK-së, në detyrë deri sa të zgjedhet Qeveria...

Isa Mustafa :Ministrat e LDK-së, në detyrë deri sa të zgjedhet Qeveria e re

26.03.2020 10:34:18

Postimi i plotë:

Në kohën  kur po ballafaqohemi me Pandeminë  e COVID-19, si Kryetar i LDK-së, nuk do ti tërheq njëanshëm ministrat dhe zëvendësministrat e LDK-së nga detyrat e tyre në Qeverinë në dorëheqje.

Pasi që koalicioni VV-LDK ka rënë mbrëmë me mocion  votëbesimi me votat e mbi 2/3 e deputetëve, mbetet në vullnetin e Kryeministrit në detyrë, z.Kurti,  se  a do të vazhdoj të punoj me ta  gjatë kësaj gjendjeje emergjente, derisa të zgjedhet qeveria tjetër, apo do të bëj veprime tjera, ashtu siç e liroi z. Avdullah Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë mbrëmë para mesnate! IM