Isa Mustafa: Nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicione ku është ajo!

19.06.2017 23:04:52

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka bërë të qartë edhe një herë se LDK nuk vepron sipas kushtëzimeve  dhe shantazheve individuale.

Këto komente, kryetari i LDK-së i ka bërë pas shfaqjes së shumë lajmeve të rreme dhe të deklarimeve individuale, dhe siguron se koalicionet do të bëhen në bazë të villnetit të votuesve të LDK-së.

“LDK është parti e cila nuk vepron as sipas kushtezimeve dhe as sipas shantazheve individuale. As me kutin e propozimeve dhe projeksioneve ad hoc.
Qëndrimi i LDK-së është publik se nuk ka koalicion me PDK-në dhe me koalicionin ku është PDK. Me tjerët vlerësojmë pas çertifikimit të rezultateve, por gjithnjë sipas interesit të votuesve të LDK-së.
Fushatën e kaluam dhe jam i bindur se, pavarësisht deklaratave të individëve për tu protagonizuar para opinionit, të gjithë e kanë të qartë qëndrimin e organeve dhe strukturave të LDK-së, të cilat janë të vetmet që vendosin për këto çështje.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.” – thuhet në postimin e kryetarit Mustafa.