Isa Mustafa: Provokatorë, si Serbia si Kadria

06.01.2019 13:13:15

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka filluar një fushatë kundër kësaj partie.

Sipas tij, ata të cilët qëndrojnë pas kësaj fushate nuk do të mund të kryejnë punë duke e provokuar LDK-në, përcjell lajmi.net.

“Më mirë do të ishte që Veseli të merret me drejtimin e Kuvendit por edhe me koalicionin qeverisës, sepse problemi është te ta e jo te LDK-ja”, ka shkruar Mustafa në Facebook.