Isa Mustafa: S ka arsye të pezullohet dekreti, kërkesat e VV janë...

Isa Mustafa: S ka arsye të pezullohet dekreti, kërkesat e VV janë të pabazuara

01.05.2020 17:01:26

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka arsye që të pezullohet dekreti i presidentit Thaçi për Hotin kryeministër.

Mustafa ka thënë se arsyet e Vetëvendosjes për të pezulluar dekretin e Presidentit Thaçi, janë vetëm paragjykuese dhe të pabazuara.

“Në asnjë rast nuk ka arsye që të merret masë e parakohshme ndaj dekretit të Thaçit sepse konsiderohet që të gjitha arsyet që janë dhënë në kërkesën e VV-së janë paragjykime dhe të pabazuara”, ka thënë Mustafa.

Mustafa tutje ka thënë se do të presin për vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Në qoftë se merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese ne nuk do të lëvizim në Kuvend fare por do ta presim që ajo ta marrë vendimin përfundimtar, ne nuk do ta shkelim asnjë rast as një procedurë të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë ai.

Krejt në fund tha se janë marrë vesh paraprakisht me AKR’në jetë pjesë e koalicionit Qeverisës me AAK, Nismën dhe minortitetet.