Isa Mustafa: SHBA-të e mbajtën premtimin, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës

06.06.2020 22:40:11

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa përmes nje postimi ne facebook shprehet shumë i gezuar për rikthimin e miqësisë me SHBA-të, Kështu që SHBA është suksese që mbajti premtimin dhe aktivizoi fondet për Kosovën rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti.

Me poshtë postimi i plotë i zotit Mustafa:
SHBA-të e mbajtën premtimin. Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC, riaktivizoi fondet për Kosovën, rreth 250 milion dollarë, pas vendimit të sotëm të Qeverisë Hoti.
Ia destinoi shtetit të Kosovës, i cili sot, përmes një qeverie të përgjegjshme, iu rikthye miqësisë, besimit dhe partneritetit me SHBA-të dhe BE-në.
Po duket se MCC nuk u brengos shume për elegjitë populliste për konceptet e sovranitetit, të disa akterëve tanë politik. Në vend që të “vajtojnë” me ta, MCC tregoi besim ndaj Qeverisë Hoti dhe përkushtim për shtetin e Kosovës.
Sovraniteti ynë është i lidhur në mënyrë jetike me miqtë tanë strategjik. IM